Bota

Kina uron Putinin për fitoren në zgjedhjet presidenciale!

Kina, aleatja kyçe e Rusisë uroi presidentin rus, Vladimir Putin, për fitoren në zgjedhjet presidenciale. Pas 99% të votave të numëruara, Putin fitoi 87.33% të tyre në një proces zgjedhor të kontrolluar prej Kremlinit.

Kina shpreh urimet, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian, kur u pyet për zgjedhjet presidenciale ruse.

Kina dhe Rusia janë fqinjët më të mëdhenj të njëri-tjetrit dhe partnerët më të mëdhenj strategjikë në epokën e re.

Shifra që tregon votat e grumbulluara tregon një rekord për Putinin në zgjedhjet presidenciale e ku siç ndodh shpesh, mungon një garë të vërtetë.

Ne besojmë fuqishëm që nën lidershipin strategjik të presidentit kinez, Xi Jinping dhe presidentit Putin, marrëdhëniet Kinë-Rusi do të vazhdojnë të ecin përpara. Këtë vit shënohet 75-vjetori i krijimit të lidhjeve mes dy vendeve.

Putin e lavdëroi sot Pekinin:

Unë jam i sigurt që në vitet në vijim, ne vetëm do të forcojmë dhe rindërtojmë marrëdhëniet e do të arrihet sukses i përbashkët në të mirë të popullit kinez dhe atij rus. Gjëja më e rëndësishme është rastësia e interesave shtetërore. Kjo krijon një periudhë të mirë për zgjidhje të problemeve të përbashkëta në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Lidhjet mes dy vendeve janë thelluar që pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, pasi Kina ka refuzuar që të dënojë sulmin e Moskës në fqinjin europian.

Putin tha edhe se një konflikt në shkallë të plotë me NATO-n nuk mund të përjashtohet. Deklarata u bë në një konferencë shtypi në Moskë për të shënuar fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të shoqëruara me akuza për manipulim.

Në rast të një konflikti të plotë me NATO-n, bota do të ishte vetëm një hap larg një lufte të tretë botërore. Unë mendoj se nuk ka gjasa që dikush të jetë i interesuar për këtë. Ushtarë të shumtë nga vendet anëtare të NATO-s janë vendosur tashmë në Ukrainë. Ne tashmë e dimë këtë. Frëngjishtja dhe anglishtja janë dëgjuar tashmë në fushën e betejës. Kjo nuk është asgjë e mirë, veçanërisht për ta sepse po vdesin atje në një numër të madh.

Ukraina mbrohet kundër Rusisë me ndihmën perëndimore prej më shumë se dy vitesh.