Rajoni

Kishte lidhje me një transgjinor, detaje tronditëse për pilotin grek që vrau bashkëshorten!

Të tjera detaje shokuese kanë dalë për pilotin brek, Babis Anagnostopoulos, që vrau në mënyrë mizore bashkëshorten e tij 20-vjeçare, Caroline, në sy të foshnjes 11-muajshe, dhe më pas fshehu krimin.

Të tjera hetime janë zbardhur nga vrasja e Caroline Crouch nga bashkëshorti i saj, i cili prej 1 muaji u shtir se në banesën e tyre kishte ndodhur një grabitje.

Mediat greke shkruajnë se piloti grek, Babis Anagnostopoulos, kishte marrëdhënie seksuale me një të njohur transgjinor në Greqi.

Sipas tyre, këto kontakte nuk u ndërprenë as pas njohjes së pilotit me gruan.

“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme. Madje ajo shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.

Kur e pashë në TV, u ngriva”, tha ajo për median greke.