Showbiz

Kjo video e Lana Del Rey do t’ju prishë ditën

Këngëtarja e famshme Lana Del Rey ka zgjedhur momentin e gabuar për tu dukur ‘cool’. Video e fundit që ajo ka postuar në Instagram ka irrituar të gjithë ndjekësit e këngëtares.

Me anë të një video-je ku ajo prezanton librin e saj të ri me poezi “Violet Bent Backwards Over the Grass”, këngëtarja u shfaq me një look të çuditshëm.

Lana mbante në fytyrë një maskë transparente me xixa ne dukje prej rrjete që nuk e mbron atë jo vetëm nga Covid-19 por nga asnjë bakter apo virus tjetër.

Fansat u shprehën se vetëm për tu dukur ‘cool’ ajo po rrezikon veten dhe të tjerët ndërsa video e postuar në Instagram është konsideruar si diçka që të prish ditën e të irriton pa masë.