Sport

Klasifikimi që ndez garën e Japonisë në F1!

Një klasifikim kaq të ngushtë nuk e kishim parë prej vitesh pas 3 garave për titullin botëror për konstruktorë. Red Bull dhe Ferrari kanë bëri një nisje kokë më kokë në sezonin e ri çka konfirmohet nga diferenca prej vetëm 4 pikësh mes tyre.

Dy pilotë për kampionët në fuqi dhe 3 për rivalët nga skuderia më e vjetër në cirkuit. Edhe pse nuk u renditën në podium në Australi, ajo çka bënë në Bahrein dhe Arabinë Saudite iu jep mundësi pilotëve të Red Bull ta mbajnë skuadrën në krye të klasifikimit me 4 pikë më shumë se ndjekësit.

93 pikët e Ferrarit janë një ogur i mirë dhe sidomos tani që kanë një pilot rezervë të gatshëm për tu ngjitur në makinë si i barabartë me pretendentët kryesorë. Jo vetëm për konstruktorë por edhe për pilotë, diferencat janë minimale.

4 pikë mes 2 të parëve, 1 mes të dytit dhe atij që e ndjek, 6 pikë mes të 3’tit dhe të 4’tit. Gjithçka pas vetëm 3 garave që e bëjnë Japoninë më të shumëpritur se asnjëherë. Gara e katërt do të zhvillohet fundjavën e 6- Prillit dhe do të vijë si zakonisht në Euro Neës Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz.