Celebrities Showbiz

Kledi Kadiu baba për herë të dytë, balerini zbulon foton e parë të vogëlushit!

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu dhe bashkëshortja e tij, Charlotte Lazzari, janë bërë prindër për herë të dytë. Lajmin e bëri vetë të ditur balerini në një postim në llogarinë e tij në Instagram ku postoi një foto të vogëlushit të porsalindur. Ai shkroi krah fotos:

Gabriel. 29 gusht 2021, 13:48.

 

Ky është fëmija i dytë i çiftit, pasi para pesë vitesh Kledi dhe Charlotte mirëpritën në jetë Lean, e cila dukej si një kopje e vogël e mamasë së saj. Ai dhe balerina i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018.

Kledi dhe Charlotte njoftuan se do të bëheshin prindër në shkurt të këtij viti, ndërsa gjininë e zbuluan në prill. Madje dhe atëherë ishte po Kledi që me postimet e tij e ndau lajmin e gëzuar me ndjekësit. Ai postoi në Instagram dy foto, ku vogëlushja e tij Lean kishte lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës kishte vendosur shenjat e gishtave.

Lea zbuloi një sekret, kush e gjeti?, shkruan balerini shqiptar, duke konfirmuar që së shpejti do të bëhet me djalë.