Showbiz

Kleoniki: Virgjëria për mua është e shenjtë!

Sot në pjesën e dytë të “Live From Tirana” ishte e ftuar modelja e njohur Kleoniki Delijorgji. Tema e ditës ishte virgjëria dhe bukuroshja shqiptare ka dhënë mendimin e saj për mikrofonin e Top Albania Radio-s.

Kleoniki është një nga ato vajza që flet hapur për sa i përket temës së seksualitetit dhe mendon se virgjëria është shumë e rëndësishme pothuajse në të gjithë botën si për femrat dhe për meshkujt. Për mendimin e saj virgjëria është e shenjtë dhe shumë e rëndësishme. Nëse ti humb virgjërinë nuk do të thotë se po humb vlerat e tua, por thjesht humbja e virgjërisë është eksperienca e parë seksuale për një femër, e cila mbetet e paharrueshme.

Gjithashtu ajo mendon se në Shqipëri shumë njerëz janë të prapambetur dhe të flasësh për temat rreth seksit apo virgjërisë me shoqërinë në kafene ende diskutohen me zë të ulët. Duhet me patjetër që meshkujt të ndërgjegjësohen dhe të mos ecin më me parimet se duhet të martohen me një femër të virgjër, këto zakone duhen shmangur sa më parë për të qënë një popullsi më evropiane.