Sport

Fidel Ylli zgjidhet president i KOKSH-it!

Fidel Ylli zgjidhet president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH). Ylli mori 40 vota, e ndërsa kundërshtarët e tij. Vojo Malo mori 12 vota, Martin Biba 4 vota teksa 1 votë u shpall e pavlefshme.

Ylli u zgjodh nga Asamblea e Përgjithshme Zgjedhore e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe do të jetë presidenti i ri i këtij institucioni të rëndësishëm sportiv për katër vitet e ardhshme.

Në këto zgjedhje KOKSH erdhi pasi kërkesa e FSHF-së dhe disa Federatave të tjera si dhe e një prej kandidatëve për president, Martin Biba për të shtyrë këto zgjedhje pas datës 25 prill, nuk u mor në konsideratë.

Më herët Fidel Ylli deklaroi se KOKSH duhet të jetë organizata që udhëheq sportin në vend.

Të gjitha strukturat lokale dhe kombëtare që kontribuojnë për sportin të bëhen bashkë. Ana legjislative, financiare dhe menaxheriale janë ato që ne do i propozojmë sot KOKSH. Duam që për të parën herë të marrim një medalje Olimpike për Shqipërinë. KOKSH do transferohet me zyra pranë Parkut Olimpik, për të qenë më pranë Federatave.