Sport

Sot zgjedhjet në KOKSH, por FSHF kundërshton garën

Sot do të mësohet emri i kryetarit të ri të Komitetit Olimpik shqiptar, KOKSH. Në garë fillimisht ishin 4 kandidatë, Fidel Ylli, Martin Biba, Vojo Malo, dhe Artan Shyti. Ky i fundit nuk do të marrë pjesë në garë për shkak se nuk ka plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për garimin. Vet Shyti dhe Federata Shqiptare e Futbollit e konsiderojnë këtë Asamble të paligjshme.

Në Asamblenë e Komitetit Olimpik shqiptar, pritet pjesëmarrja e 36 federatave sportive nga 41 gjithsej.

Federata Shqiptare e Futbollit deklaroi se u njoftua një dotë më parë përmes një e-maili se nuk do te këtë të drejtën e votës në Asamblenë Zgjedhore te Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Për FSHF-në ky është cënim i një të drejte themelore e çdo organizate me anëtarësi.

Me këtë njoftim na u bë gjithashtu e ditur se kandidati i propozuar prej komunitetit të futbollit nuk do këtë të drejtën të zgjidhet. Ashtu si FSHF-së, edhe federatave të tjera u është mohuar kjo e drejtë thotë FSHF-ja.