Celebrities Gossip Showbiz

Komentuesit të prekur nga video ‘funny’ e Ardit Çunit!

Ardit Çuni ka qenë një personazh shumë i përfolur përgjatë dy viteve të fundit si shkak i pjesëmarrjes së tij në “Big Brother VIP Albania” në edicionin e parë, më pas si konkurrent finalist në “Dancing with the Stars” e së fundmi e pamë në rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club“.

Postimet e tij në rrjete sociale shpesh bëjnë shumë bujë, ashtu si ka qenë dhe një video e postuar në llogarinë e tij në TikTok, teksa ndodhet në plazh dhe imiton shitësit që punojnë gjatë sezoni veror. Mesa duket, kjo video ‘funny’ nuk është pritur aspak mirë nga ana e ndjekësve, të cilët janë prekur dhe e kanë konsideruar si tallje.

Një mbrëmje e mbushur me miq e dashamirës të Top Albania Radio-s dhe me njerëzit që kontribuojnë çdo ditë për të sjellë suksesin e saj gjithnjë e në rritje. Sigurisht nuk munguan as yje të botës së ekranit dhe të çdo fushe. Ardit Çuni ishte pjesë e të ftuarve VIP, i cili nuk mund të largohej pa u pyetur mbi rolin e tij si opinionist në ‘Big Brother Fan Club’. 

E kam vënë re kohët e fundit që më shkon serioziteti, që kur mora rolin e opinionistit në “Big Brother Fan Club”. Ka shumë peshë, si profesionale, ashtu dhe deri diku artistike. Jam vërtet i lumtur që gjendem në Top Channel. Po bëjmë gati dy vite së bashku, kështu që është kënaqësi e madhe që po vazhdojmë këtë projekt kaq të rëndësishëm si “Big Brother”.