Showbiz

Kopertina e “Vanity Fair” e shndërruar nga photoshop-i

Numri i ri i revistës prestigjose “Vanity Fair” ka në kopertinën e saj të gjithë yjet e Hollywood të cilët janë mbështetësit kryesorë të fushatave kundër ngacmimeve seksuale në industri.

Realizimi i kësaj kopertine po pritej me padurim nga të gjithë fanatikët e “Vanity Fair” pasi konsiderohej si numri më i mirë i vitit por rezultoi të jetë e kundërta. Në këto foto të postuara nga mediat online menjëherë janë vënë re gabime të bëra me photoshop të cilat po komentohen nga publiku në Twitter.

Në njërën nga fotot shihet Oprah Winfrey e cila ka 3 duar, të djathtën që e mban tek beli, të majtën që e mbështet në prehër dhe çuditërisht një të tretë të cilën e ka rreth aktores Reese Witherspoon.

Gabimi i dytë i bërë nga stafi i kësaj reviste është shfaqja e aktores së famshme Reese Witherspoon me 3 këmbë. Sa i përket aktorit James Franco ai është hequr në mënyrë dixhitale nga kopertina pas akuzimeve për ngacmime seksuale.

Vetë personazhet e famshëm por edhe publiku i kanë komentuar me shumë humor këto gabime të “Vanity Fair”. Disa janë shprehur se tani që Oprah ka 3 duar nuk është ndonjë çudi e madhe që ajo do të kandidojë për Presidente e Shteteve të Bashkuara pasi të gjithë ata që janë në krye të shtetit konsiderohen jashtëtokësorë.

Sa i përket përgjegjësisë që revista mban për këto gabime jemi të sigurt që dikush nga stafi i tyre po i paguan shtrenjtë prandaj nëse sot nuk po kaloni një ditë të mirë në punë kujtoni se një apo disa punonjës të “Vanity Fair” kanë ngrënë një gjobë të madhe, ndoshta edhe janë pushuar nga puna.