Rajoni

Kosovë, zhduken mbi 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit

Thesarit të Kosovës i zhduken mbi 2 milionë euro. Një punonjës i institucionit dyshohet se ka bërë transferimin e kësaj shume të konsiderueshme përmes katër transaksioneve, në adresë një kompanie me bazë në Llapushnik.

Një person është është arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia tha se po hetohet për të parë kush janë përfituesit finalë të 2.1 milionë eurove të Thesarit të Kosovës.

Në anën tjetër edhe Prokuroria e Shtetit tashmë ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Zëvendës-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha ka thënë për median kosovare  se rasti është në fazën fillestare. Ndërkaq, nga Ministria e Financave ende nuk është deklaruar për një skandal të tillë.