Sport

Kreu i FSHF-së: I rëndësishëm një ligj i ri “Për Sponsorizimet”

Pas një vizite në Universitetin e Sporteve, kreu i FSHF-së, Armand Duka theksoi rëndësinë për të patur një ligj të ri “Për Sponsorizimet”.

Sipas Dukës , politika në Shqipëri nuk ka pasur prioritet asnjë lloj sporti, nuk ka pasur strategji, nuk ka politika të mirëfillta, vetëm ka shfrytëzuar ndonjë rezultat të arritur.

Më tej Duka shtoi : “Duhet politikë, strategji shtetërore për zhvillimin e sportit. Një nga themelet padyshim që janë financat dhe Ligji i Sponsorizimeve do ishte një hap, një dritë jeshile për të thënë që ne po mendojmë. Nuk është se do na shpallë kampionë Evrope, por do të ishte një hap përpara” Kreu i FSHF-së nuk konfirmoi zërat për një largim të mundshëm të teknikut të Kombëtares, Edy Reja. Duka tha sot se “nuk ka plan rezërvë, trajneri do të vazhdojë të përgatisë dy ndeshjet e ardhshme, maksimalisht. Nuk mund të jemi të lumtur me pikët e marra në katër ndeshjet e para, por nuk mund t’i quaj paraqitje absolutisht negative.