Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota Tech

Krijohet teleskopi gjigant, ndizet në 18 dhjetor!

NASA konfirmoi datën e momentit historik kur teleskopi i pagëzuar James Webb do të nisë misionin e vëzhgimit të thellë në hapësirë gjatë dekadës së ardhshme. Përmes këtij misioni epik, teleskopi do të skanojë atmosferën e do të kthehet, sic thuhet, “në agimin e kohës”.

Një bashkëpunim i NASA-s dhe kompanisë hapësinore Northrop Grumman, mekanizmi 10 miliardë dollarësh u pllakos nga vonesa e dështime. Megjithatë, më në fund duket se është gati që të përshkojë kozmosin përpara Krishtlindjeve duke u dhënë shkencëtarëve mundësinë të “shikojnë në të kaluarën”, sipas krijuesve të tij.

Projektit iu deshën 24 vjet që të përfundonte me ndihmën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinierëve nga tre agjenci hapësinore: Këta ekspertë vijnë nga 24 vende në tre agjenci hapësinore – NASA, Agjencia Kanadeze e Hapësirës dhe agjencia hapësinore europiane.

Është llogaritur që duke orbituar gati 1 milion milje nga Toka, Teleskopi James Webb do të arrijë të skanojë dritën nga yjet dhe galaktikat.