Celebrities Gossip Showbiz

Kris Jenner në një udhëtim romantik me të dashurin e saj më të ri në moshë…

Motrat Kardashian-Jenner janë gjithnjë në qendër të vëmendjes me historitë e tyre të dashurisë, ndarjet dhe ribashkimet e mundshme. Megjithatë ato nuk janë të vetmet nga familja që janë përfshirë në romanca, teksa edhe nëna e tyre Kris Jenner shpeshherë qëndron në qendër të vëmendjes së mediave me lidhjen që po përjeton.

Kris Jenner nuk zhgënjeu të enjten teksa tronditi me një veshje shumëngjyrëshe të stilit të pizhamës dhe pantallona të përshtatshme për një shëtitje me varkë me të dashurin e saj, bukuroshin Corey Gamble në Itali. 65-vjeçarja Kardashian, dukej me shumë stil, ndërsa shikonte pamjet që Portofino ka për të ofruar.

Kris vendosi një aksesor për të perfeksionuar pamjen, një gjerdan ndërsa mbrohej nga koronavirusi i ri me një maskë të zezë të fytyrës. Modeli i saj i flokëve të prerë dukej perfekt dhe ajo mbrojti sytë nga dielli me syze të zeza.

Ndërkohë, 40-vjeçari Corey, dukej mjaft mirë me një bluzë të gjelbër, ndërsa mbante syze dielli reflektuese për udhëtimin me varkë. Dalja vjen pas lajmeve se Kanye West ka ndezur spekulime se ai tradhëtoi gruan e ndarë Kim Kardashian, vajzën e Kris, pas lindjes së dy fëmijëve të tyre të parë.

Kujtojmë se Kris Jenner është një nga nënat më tërheqëse në botë dhe normalisht ka një lidhje shumë të bukur dashurie. 65 -vjeçarja ka rreth shtatë vite në një lidhje me Corey Gamble. Kris dhe Corey e kanë shfaqur herë pas here sa të lumtur dhe të dashuruar janë me njëri tjetrin.