Aktualitet Bota

Kryebashkiaku i New York-ut kërkon që vendi të rihapet plotësisht në muajin korrik!

Shteti i New York-ut mendohet të hapet plotësisht në 1 korrik dhe të lejojë aktivitetin e restoranteve, dyqaneve dhe stadiumeve për t’u zhvilluar me kapacitet të plotë, tha Kryebashkiaku Bill de Blasio të enjten, duke ofruar një paraqitje të shkurtër të normalitetit edhe pasi autoriteti i tij për të hequr në të vërtetë kufizimet mbi bizneset ishte disi i limituar.

De Blasio, foli më tej për “MSNBC”, duke thënë se palestrat, sallonet e bukurisë, arenat, disa teatro dhe muzeume duhet të hapen plotësisht pa patur një limit kapaciteti. Në një konferencë për shtyp më vonë, ai shtoi se donte që metrotë, të cilat momentalisht mbyllen për dy orë përgjatë natës për pastrim dhe dezinfektim të punojnë pa pushim në muajin korrik. Ai u shpreh se:

Ne tani kemi besimin që mund t’i bashkojmë të gjitha copëzat bashkë dhe të rikthejmë jetesën e dikurshme. Kjo do jetë vera më e paharruar për New York-un.

Shumica e masave në qytetin e New York-ut janë vendosur nga kryeministri Andrew M. Cuomo dhe qeveria, por kryebashkiaku nuk kishte autoritetin për t’i ndryshuar. Qeveria dhe De Blasio nuk kanë rënë gjithmonë dakord për të gjetur “mesin a artë” dhe ky i fundit u shpreh se nuk ka folur ende me kryeministrin Como për planin e rihapjes.

Andrew M. Cuomo theksoi gjatë konferencës së tij për shtyp se qeveria ishte në ngarkesë të menaxhimit të rihapjes dhe tha se ishte përgjithësisht “ngurrues për të bërë plane”, pasi mund të merrte vendime “të papërgjegjshme”. Gjithsesi, kryemimistri ka lehtësuar disa masa gjatë javëve të fundit, u shpreh se kishte shpresë që një rihapje më e gjerë është në “horizont” dhe do të jetë qëllimi i ardhshëm i qeverisë.

Mendoj se nëse iu përmbahemi masave tani, do të lirohemi më shpejt.

De Blasio tha se bërja e vaksinave pritet të sjellë uljen e rasteve me koronavirus brenda dy muajve në vijim. Nga një kulminancë vale të dytë me afërsisht 8000 raste në ditë në muajin janar, New York-u arriti të zbriste në 2000 raste në ditë. Ekspertët e shëndetit thonë se deri në muajin Korrik, nëse shteti qëndron brenda trajektores, numri do të ulet në 600 raste në ditë, mbase edhe më pak.

Një përfaqësues i bashkisë u shpreh se:

Ne shtruam një plan dhe do ta vëmë në zbatim me bërjen e vaksinave dhe rasteve në ulje. Nëse ndonjë ka kundërshtime mund të bëjmë një debat publik. Jam i bindur se ne do ta fitojmë.

Qeveria ka nxjerrë disa ndryshime gjatë kësaj jave. Legjislatura e Shtetit, ditën e mërkurë, pezulloi nga detyra një drejtues të panjohur nga kryemistri Como, i cili kërkoi që klientët të porosisin ushqime kur blejnë alkool në bare dhe restorante. Z. Como tha se një orë ndalimi që detyronte baret dhe restorantet të mbylleshin herët do të hiqet në 17 maj, për të gjitha vendet ku hahet në natyrë dhe në 31 maj për vendet e mbyllura.