Bota Health & Beauty

Kujdes vetminë, e rrezikshme sa duhani/Rrit me 30% rrezikun e vdekjes së parakohshme!

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, autoritetet thonë se vendi po përballet me një epidemi vetmie, po aq e rrezikshme për shëndetin sa pirja e 15 cigareve në ditë. Mjeku Vivek Murthy lëshoi një udhëzues këshillues, i cili bën thirrje që izolimi social të trajtohet seriozisht si obeziteti ose abuzimi me drogën. Sipas tij, gati gjysma e amerikanëve mendohet se janë prekur nga vetmia. Kjo lidhet me arritje më të ulëta akademike apo performancë më të keqe në punë.

Gjendja është përkeqësuar nga pandemia COVID-19, e cila ka bërë që shumë njerëz t’i zvogëlojnë rrethet shoqërore, tha Murthy, shef operacional i Shërbimit të Shëndetit Publik të SHBA-ve. Po ashtu, një kornizë kombëtare për rindërtimin e lidhjeve sociale. Strategjia ka gjashtë shtylla që përfshijnë përpjekjet për të forcuar infrastrukturën sociale në mesin e komuniteteve.

Vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me gati 30%, pasi mund të shkaktojë stres te njerëzit, diabet, probleme në zemër apo pagjumësi. Sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha se udhëzuesi është pjesë e përpjekjeve më të gjera të administratës së presidentit Joe Biden për të trajtuar shëndetin mendor. Maji është muaji i ndërgjegjësimit për shëndetin mendor në SHBA.