Celebrities Gossip Showbiz

Kujt do t’i thotë ‘Lamtumirë’ sot Alban Skënderaj?

Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.

Vetëm pak javë më parë, Albani ka publikuar një tjetër këngë, të titulluar “Dalëngadalë”. Një këngë mjaft e ndjerë dhe romantike siç e quajti dhe ai. Kjo është një periudhë mjaft e suksesshme për Albanin dhe ndjekësit e tij janë mjaft të kënaqur.

Së fundmi Albani ka njoftuar një tjetër surprizë për të gjithë fansat e tij. Artisti prej ditësh kishte zbuluar se do të lansonte një projekt të ri dhe vetëm një orë më parë na zbuloi se në orën 18:00 të ditës së sotme do të publikojë surprizën e tij me videoklip. Por, kujt i thotë ‘Lamtumirë’ Alban Skënderaj? Këtë do ta zbulojmë për pak…

Rikujtojmë se, Alban Skënderaj dhe Capital T kanë bashkuar sërish forcat për një projekt të ri muzikor së bashku. Projekti i tyre më i ri titullohet “Një natë” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku.