Sport

Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen 4 përballjet çerekfinaliste!

Janë mësuar sot 7 ekipet çerekfinalistë të Kupës së Shqipërisë pasi janë zhvilluar ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8. Partizani pas fitores minimale 0-1 në Ballsh ka mposhtur sot 2-0 Bylisin falë golave të Rrapajt dhe Stenio Juniorit. Në çerekfinale të kuqtë do përballen me fituesin e çiftit Tirana-Dinamo, por ‘nëndetësja’ është më e avantazhuar pas fitores 2-0 në sfidën e parë.

Surpriza ka ndodhur në Kamzë ku Flamurtari ka prerë biletën për më tej në dëm të Kastriotit. Vlonjatët kanë fituar 2-4 sfidën e sotme, ndërsa ndeshja e parë është mbullur barazim 0-0. Në çerekfinale Flamurtari do përballet me Vllazninë, që sot ka shpërtalluar 6-1 Pogradecin dhe kaloi më tej me rezultatin e përgjithshëm 8-1.

Sakaq Kukësi i ka dhënë lamtumirën Kupës pasi është eliminuar nga Egnatia. Verilindorëve nuk iu ka mjaftuar fitorja 1-0 në sfidën e sotme, pasi ndeshja e parë në Rrogozhinë përfundoi 3-1 në favor të Egnatias. Në çerekfinale këta të fundit do përballen me Laçin, që sot barazoi 1-1 me Tomorrin, por kalon më tej me rezultatin e përgjithshëm 2-1.

Çifti tjetër çerekfinalist do jetë mes Teutës dhe Skënderbeut. Durrsakët kanë fituar edhe ndeshjen e dytë kundër Korabit, këtë herë me rezultatin 2-0, ndërsa korçarët kanë eliminuar Bylisin me penallti, pasi 180 minutat përfunduan me rezultatin e përgjithshëm 3-3.