Celebrities Ndryshe

Kush i fiton zgjedhjet e 14 majit sipas gazetares Juli Xhokaxhi?!

E ftuar ditën e sotme në “Ndryshe” ishte gazetarja e njohur Juli Xhokaxhi. Në një intervistë ekskluzive për TAR, ajo i tha të gjitha, nga dashuria për gazetarinë, te komentet për politikën, por edhe Big Brother. Por si e shikon opozitën dhe qeverinë gazetarja e njohur?!

Zakonisht kush është në opozitë, plotëson kushtet që ti i ve se u intereson të dalin. Ata që janë në pushtet kanë më shumë kapriço.

Si ndihen politikanët para gazetarëve?!

Vite më parë një kryetar partie tani, më tha kur vij te ty duhet të përgatitem mirë. Saherë vijë tha del të disa gjëra që ngelem. Kështuqë besoj njëfare sikleti e kanë.

Dhe çfarë pritet nga zgjedhjet e 14 majit?!

14 maji do bëjë të qartë për ata të PD se ku anon vota. Beteja do jetë për vendin e dytë dhe të tretë. Vështirë e fiton PD bashkinë…

Janë gjithmonë ata që janë posht më dëlirë. Ndonjëherë ai që ka pushtetin, nuk është i ndërgjegjshëm sa pushtet ka. E kupton kur e humbet.

Por si e komenton ajo gjendjen politike në vendin tonë?!

Për mua duhet të ikin të gjithë. Ka ardhur koha të kemi politikë ndryshe. Njerëz me vizion, njerëz që e duan këtë vend. Nuk them që duhet të ikë Berisha, aq kohë sa ka njerëz që e duan.

Pyetjes se çfarë do të ishte nëse jo gazetare, ajo i është përgjigjur si më poshtë.

Nëse nuk do isha gazetare, do isha aktore, regjisore, atë që kam studiuar.