Celebrities Music Showbiz

Kush janë artistët shqiptarë që do të performojnë në krahë të Maluma-s me 14 Mars?!

Tashmë është bërë fakt i kryer! Këngëtari i famshëm Maluma do të vijë në Shqipëri në datën 14 mars për të perfomuar në koncert në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. Këtë e ka bërë të ditur edhe vetë Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmejt një postimi në rrjetin social Instagram.

 

Së fundmi është mësuar se kush do të jenë artistët shqiptarë që do të performojnë në skenë para Malumës. Disa burime për revistën Who kanë bërë me dije se do të jetë këngëtarja e njohur e cila do të përfaqësojë edhe Shqipërinë në Eurovision, Ronela Hajati dhe Elgit Doda. Ende nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga ana e dy artistëve shqiptarë por gjithçka mbetet për t’u parë ditën e hënë.

Gjithashtu para pak ditësh në një intervistë Uarda Koci ka treguar edhe se si u bind Maluma të vinte në vendin tonë më 14 mars. Ajo u shpreh se kur kishin komunikuar me stafin e këngëtarit të njohur, ata kishin thënë se nuk e njihnin Tiranën dhe se orentimin rreth saj e bënë me shtetet fqinje.

Ndërkohë kompania organizatore ka ka arritur të bindë artistin duke iu referuar projekteve të suksesshme që kanë patur. Duke e konsideruar këtë si një nga eksperiencat më të bukura Uanda shtoi se:

Shqipëria është futur për herë të parë në një tur të një artisti me famë botërore.

Kujtojmë se koncerti ishte parashikuar të bëhej në 14 mars të vitit 2020 por u shty për shkak të pandemisë së COVID-19. Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat. Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.