Politikë

Kuvendi mbylli sot punimet për këtë sesion parlamentar

Kuvendi ka mbyllur ditën e sotme punimet për kët sesion parlamentar për tu rikthyer më 18 janar. Teksa dha njoftimin kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nuk harroi që të apelonte qytetarët që të respektojnë protokollin anti-COVID. Në votimet e fundit për këtë vit, Kuvendi zgjodhi me 100 vota kryetaren e re të ILDKPKI, Evgjeni Bashari

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se sot Kuvendi përmbyll të gjithë legjislacionin që lidhet me marrëveshjen e 5 qershorit. Me bindjen se Kodi i Ri Zgjedhor do të sjellë zgjedhjet më demokratike, Balla i ka bërë thirrje opozitës jashtëparlamentare që të heqë dorë nga retorikat të cilat ai i quan të panevojshme, pasi tashmë janë përmbyllur të gjitha pikat e marrëveshjes.

Në fjalën e tij në seancën e sotme plenare, deputeti i opozitës parlamentare Myslim Murrizi e ka konsideruar të turpshëm ndryshimin ligjor për dëmshpërblim të familjeve të personave që humbin jetën aksidentalisht nga operacionet e policisë.

Në fjalën e saj në Kuvend Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anilja Denaj  foli për ndryshimet e parashikuara në ligjin për sigurimet sëhoqërore, ndryshime që erdhën pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së Klodjan Rasha. Ministrja tha gjithashtu se pandemia frenoi procesin e rivlerësimit të pasurive ndaj është propozuar edhe shtyrja.