Aktualitet

Kuvendi miraton kalendarin e punës. më 24 korrik votohet Bajram Begaj!

Konferenca e Kryetarëve të Kuvendit ka miratuar sot punës për periudhën 4 – 29 korrik 2022 dhe kalendarin e të punimeve të Kuvendit për periudhën 11 – 29 korrik 2022. Mbledhja vendosi zhvillimin e seancave plenare më 14, 21 dhe 24 korrik 2022.  24 korriku është data e seancës së posaçme për betimin e Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.

Mbledhja vendosi gjithashtu t’i propozojë seancës plenare shtyrjen e afatit të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrative-Territoriale në Republikën e  Shqipërisë deri në 30 shtator 2022.

Kujtojmë se Bajram Begaj u zgjodh President në raundin e katërt të votimit, ku mori 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Bajram Begës i duheshin 71 vota në këtë raund të katër, teksa ai arriti që të merrte 7 vota më shumë. Ish-shefi i shtabit ka marrë edhe 1 votë nga opozita. Bajram Begaj bëhet presidenti i 8-të i vendit të Shqipërisë post komuniste dhe i 3-ti që vjen nga radhët e ushtrisë, pas Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.