Sport

Ky është çmimi që Lionel Messi nuk e ka fituar ende…

Çmimi “The Best” për vitin 2023 që jepet nga FIFA ka shkuar përsëri në duart e Lionel Messit. Fituesi i tetë herë të Topit të Artë, ka mundur në votim Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për këtë edicion. Sipas rezultateve të votimeve, Messi dhe Haaland ishin të dy në kuotën e 48 pikëve, por argjentinasi fitoi pasi kishte më shumë nominime në vendin e parë nga kapitenët e ekipeve kombëtare. Mbape doli i treti me 35 pikë. Kjo është hera e 8 ku Messi shpallet fitues i çmimit të lojtarit më të mirë nga FIFA pas e ka fituar më parë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2022

Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Messi ka fituar pothuajse gjithçka, përveç një çmimi që të cilin ende nuk e ka marrë në duar. Bëhet fjalë për çmimin ‘Puskas’ që jepet për golin më të mirë të vitit në botën e futbollit, dhe përkundër faktit që Messi ishte nominuar për ta fituar atë përgjatë viteve, magjistari argjentinas nuk e ka fituar atë asnjëherë. Në total, Messi ka qenë i nominuar për çmimin ‘Puskas’ shtatë herë dhe tashmë janë bërë pesë vite që prej nominimit të tij të fundit, i cili erdhi gjatë kohës kur ai ende ishte lojtar i Barcelonës.

Messi është padyshim njëri nga më të mirët në histori, pasi ai ka fituar plot 44 trofe në karrierën e tij. Por, ai gjithashtu ka një mori çmimesh individuale, duke përfshirë 16 çmime për futbollistin argjentinas të vitit dhe gjashtë këpucë të arta evropiane.