Sport

Ja rregulli me të cilin Messi fitoi çmimin “FIFA THE BEST“ kundrejt Haaland…

Nuk kanë të sosur trofetë dhe çmimet për Lionel Mesisn. Vlerësimi i fundit nuk pritej, për vetë arritjen që ka pasur ylli argjentinas gjatë vitit 2023. Çmimi “The Best” për vitin 2023 që jepet nga FIFA ka shkuar përsëri në duart e Lionel Messit. Fituesi i tetë herë të Topit të Artë, ka mundur në votim Erling Haaland dhe Kylian Mbappe për këtë edicion. Messi fitoi çmimin “The Best Fifa 2023”, duke triumfuar ndaj Erling Haaland dhe Kylian Mbappe. Kapiteni kampion Bote me Argjentinën u kurorëzua si futbollisti më i mirë në botë, por nuk ishte i pranishëm në mbrëmjen gala të organizuar dje nga FIFA. Kjo është hera e tetë ku Messi shpallet fitues i çmimit të lojtarit më të mirë nga FIFA pas e ka fituar më parë në vitet 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2022.

Lionel Messi fitoi çmimin e “Lojtarit më të mirë për vitin 2023”, pavarësisht se kishte të njëjtin numër pikësh me sulmuesi norvegjez të Mançester Sitit, Erling Haaland, 48 pikë. Pas tyre vinte Mbappe me 35 pikë. Edhe ky rast, kur ka barazim pikësh, është i parashikueshëm, dhe për këtë arsye FIFA dha një shpjegim duke cituar nenin 12 të rregullores në lidhje me grumbullimin e pikëve në bazë të konsensusit të marrë. Fitues del lojtari që kishte numrin më të madh të “pesë pikshave” të marra nga votat e kapitenëve të kombëtares. E kështu, përfundoi 107 me 64 për Lionel Messi.