Sport

Messi nuk e mendon dy herë, i dhuron trofeun shokut të tij në Kombëtaren e Argjentinës…

Që nga largimi nga PSG te Inter Miami në muajin korrik, Messi ka qenë mjaft publik dhe i zëshëm për problemet e tij në kryeqytetin francez. Në një intervistë në gusht, argjentinasi tha se ai kishte një kohë “të vështirë” në PSG, duke sugjeruar se ai nuk po shijonte lojën e tij. Al-Khelaifi tani i është përgjigjur komenteve të Messit, duke akuzuar një nga lojtarët më të mirë në histori për mungesë respekti.

Nga ana tjetër, Lionel Messi ka aq shumë çmime në koleksionin e tij sa mund t’i lejojë vetes t’i dhurojë ato për bashkëlojtar, miq e familjarë. Ylli i Inter Miami fitoi Topin e Artë për herë të tetë në fund të vitit të kaluar, pasi më në fund mori në dorë trofeun e Kupës së Botës me Argjentinën. Messi është padyshim njëri nga më të mirët në histori, pasi ai ka fituar plot 44 trofe në karrierën e tij. Por, ai gjithashtu ka një mori çmimesh individuale, duke përfshirë 16 çmime për futbollistin argjentinas të vitit dhe gjashtë këpucë të arta evropiane.

Shumica e çmimeve të tij u fituan gjatë periudhës së tij 17-vjeçare në Barcelonë dhe Messi zbuloi se “gjithçka” që zotëron është në muzeun e Barcelonës. Kjo përfshin Topin e Artë dhe Këpucët e Arta – megjithëse një trofe përfundoi diku tjetër në një grup rrethanash të çuditshme. Çmimi i tij për lojtarin më të mirë në La Liga 2020/21 iu dhurua bashkëkombësit të tij, Leandro Paredes, me të cilin Messi ka luajtur për Paris Saint-Germain dhe Argjentinën. Paredes nuk ka luajtur kurrë në La Liga, por kur Messi iu bashkua në Paris, ai i kërkoi trofeun e lojtarit më të mirë në Spanjë dhe ish ylli i Barcelonës ia dha pa u menduar dy herë. 29-vjeçari u tregoi gazetarëve shtëpinë e tij në Torino ndërsa ishte i huazuar në Juventus dhe kaloi nëpër çmimet dhe trofetë e tij.