Bota

Ky është padiskutim divorci më i madh në histori!

Ne mund të jemi mësuar duke dëgjuar çështjet dhe problemet e divorceve të shumta të yjeve të famshëm të cilat arrrijnë të marrin vëmendjen e të gjithëve në mbarë botën, ku mund tW përmendim këtu Elon Musk. Por ky divorc është padiskutim më i madhi në histori dhe arsyeja është shumë interesante.

Sheiku miliarder 74-vjeçar dhe gruaj e tij, princeshë Haya 47-vjeçare së fundmi kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre por jo normalisht, në një mënyrë mjaft të kushtueshme. Sheiku duhet t’i paguajë gruas një shpërblim prej 640 milionë dollarësh. E bërë e ditur edhe nga mediat e huaja, gjykata britanike njoftoi shumën më të madhe të vendosur ndonjëherë në dosjet e çështjeve gjyqësore të vendit.

Në veçanti, kreut 72-vjeçar të qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe do t’i duhet të paguajë një shumë prej 251.5 milionë paund që shkojnë rreth 300 milionë euro për gruan e tij të gjashtë 47-vjeçare, Princeshës Haya të Jordanisë.

Gjithashtu sheiku duhet t’u japë edhe të dy fëmijëve që ka me princeshën, Al Jalila 14-vjeç dhe Zayed 9-vjeç, një total prej  290 milionë paund  afërsisht më shumë se 340 milion euro, për të mbuluar shpenzimet e tyre, për tu ushqyer dhe për t’u arsimuar. Sipas gjykatës, princesha Haya nuk kërkon kompensim për veten, por për sigurinë e jetës së saj si edhe shpërblim  për t’u kompensuar për pasuritë që humbi pas zgjidhjes së martesës. Dhe në lodhje me këtë mesa duket Haya kërkon t’i shpëtojë ndikimit të tij.

Gjatë dëshmisë së saj para gjykatës, e cila zgjati gati 7 orë, Haya ka deklaruar se kërkonte një shumë të madhe parash që ajo dhe fëmijët e tyre të shpëtonin nga ndikimi i sheikut. Ky vendimi është zhvillimi më i fundit në serinë e gjyqeve që filluan kur princesha shkoi në Britani në prill të vitit 2019 nga frika për sigurinë e saj, pasi nisi një lidhje romantike me një nga truprojat e saj, ndrësa një muaj më vonë kërkoi divorc nga bashkëshorti.