Celebrities Pardon My French

Ky ishte mesazhi i fortë që Monika Lubonja ka dashur të përcjellë gjatë qëndrimit në “BBV”!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Monika Lubonja, e cila ishte një nga pesë banorët e fundit që qëndroi brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”, duke lënë pas katër finalistë. Për të folur për rrugëtimin e saj në “BBV”, Monika dha një intervistë ditën e sotme në Top Albania Radio.

Edhe pse nuk ia doli të ishte pjesë e finales, Monika shprehu se kishte një dëshirë të madhe të ishte pjesë e saj dhe madje ka bërë mjaftueshëm për të arritur diçka të tillë.

Kur jam futur fillimisht nuk e kam menduar finalen. Më vonë nga kushtet e qëndrimit, nga mesazhet që doja të dërgoja që shumë njerëz mund t’i keqinterpretojnë. Të jesh një grua me një karrierë dhe të bësh gjëra që ndonjëherë janë të paragjykuara për moshën time, doja të jepja një mesazh që nuk ka gjë më të bukur se kur gruaja është e çliruar. Përkundrazi, unë mendoj që me përvojën, eksperiencat të shijojnë më shumë.

Unë kam dashur të jem në finale për të kujtuar dhe për të qenë në një “Big Brother Vip Albania” një grua që theu shumë tabu, pati shumë atmosfera të ndryshme në atë shtëpi, bëri një jetë sociale me të gjithë, u kënaq dhe krijoi dinamika të ndryshme. Për këtë gjë e desha shumë finalen, për të thënë që një grua në moshën time mund të jetë në finale.

Ndërkohë, gjatë gjithë intervistës, vihej re që Monika donte të theksonte më së shumti çastet e bukura duke lënë pas ato më të vështira. Por cilat ishin tre kulminacionet e këtij rrugëtimi në aspektin pozitiv?!

Për mua kanë qenë tre pika shumë të forta dhe shumë të bukura që i kam përjetuar si fëmijë. Ishte kur erdhi DAGZ dhe PM. PM ka qenë pjesa më e bukur e rrugëtimit tim përveç se të dhuronte humore, të përqafonte, por ishte nga ata djem që thoshte ‘nuk kam ardhur këtu për t’u përlyer’. Kjo tregonte karakterin e PM.

Moment tjetër kanë qenë çastet e trembjes…

Pika tjetër shumë e bukur që nuk kam për ta harruar asnjëherë është momenti kur ne ishim në pishinë dhe Donaldi krejt papritur më kap dhe më thotë ‘tani drejtoju Elgitit dhe Romeos për këngën dhe thuaji që do një këngë’. Tahshë po duhen lekë dhe ai më tha që të them fjalët se janë të gjithë sy e veshë… Unë kam patur edhe me Ilirin shumë momente të bukura.