Bota

Ky vend do të ndërtojë varreza publike për kafshët shtëpiake!

Spanja po planifikon të ndërtojë varrezat e para publike për kafshët shtëpiake në Malaga. “Objekti novator”, siç e përshkruan këshilli i qytetit, do të funksionojë në varrezat komunale të San Gabriel deri në fund të vitit dhe do të kushtojë pak më shumë se 1 milion euro. Objekti është ndërtuar duke pasur parasysh kriteret e qëndrueshmërisë dhe efiçencës së energjisë dhe do të përfshijë një godinë shërbimi me ambient pritjeje, zyrë administrative, zyrë veterineri dhe tualete, një krematorium dhe një sallë lamtumire.

Vendi do të përfshijë gjithashtu një hapësirë të gjelbër ku mund të depozitohet hiri, si dhe një vend varrimi. Përveç djegies dhe varrimit, varrezat do të ofrojnë shërbime të tjera, si heqja e kafshëve të ngordhura, ceremonia e lamtumirës dhe heqja e kafshëve nga regjistri i kafshëve shtëpiake.

Një djegje bazë për një kafshë që peshon deri në 30 kg do të kushtojë 170€, ndërsa një vend urne ose një varr në ‘parkun përkujtimor’ do të kushtojë 250€ për një kafshë me të njëjtën peshë dhe do të përfshijë 10 vjet ruajtje. Ndërkaq, sjellim në vëmendje se braktisja e kafshëve në Kroaci së shpejti do të konsiderohet vepër penale me burgim deri në një vit. Është pjesë e paketës së re të ndryshimeve në Kodin Penal. Nga dokumentet e grupit të punës që po punon për ligjin e ri, duket qartë se Ministria ka vendosur që në këtë paketë ndryshimesh do të punohet për forcimin e mbrojtjes së kafshëve.