Sport

Kylian Mbappe reagon pas humbjes tragjike të Francës…

Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe ka reaguar rreth eliminimit të Francës nga Euro 2020. Gjelat u mposhtën me anë të penalltive nga Zvicra, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3. Talenti i Paris Saint-Germain ka thënë pas ndeshjes se ai dëshironte të ndihmonte skuadrën, mirëpo e humbi penalltinë.

Më vjen keq për penalltinë. Doja të ndihmoja skuadrën, por e humba. Për t’u qetësuar do të jetë e vështirë, por fatkeqësisht ky është sporti. Tifozët do të jenë zhgënjyer, por edhe do t’i falënderoja për mbështetjen dhe që gjithmonë kanë besuar te ne. Franca është aktualisht kampion në fuqi i Botës, derisa ishte edhe favorit për të fituar Kampionatin Evropian, mirëpo Zvicra kaloi pritshmëritë e të gjithëve.

Futbollisti Granit Xhaka nga ana tjetër ishte lojtari i mbrëmjes së djeshme për Zvicrën. Ajo që ka habitur të gjithë është se gjatë ndeshjes, kapiteni i skuadrës ka konsumuar Coca Cola. Xhaka ka thënë se ata kanë shkruar historinë dhe është shumë krenar për ekipin dhe lojën e shfaqur.