Celebrities Health & Beauty Showbiz

Lady Gaga është frymëzuar tashmë nga gjithçka italiane dhe prandaj ka krijuar linjën e saj më të re të…

Epo edhe këtë nuk e kishim pritur! Lady Gaga sapo na ka prezantuar me koleksionin e saj më të ri të grimit. Fakti më interesant është se ky koleksion përmban edhe buzëkuqin që ajo ka vendosur dhe që është paraqitur edhe në posterin e filmit të njohur ‘House of Gucci’.

Lançimi më i fundit i yllit me ‘Haus Laboratories’, “Casa Gaga”, është frymëzuar nga filmi i ri dhe gjithçka italiane. Këtë e bëri të ditur drejtoresha e ‘Haus Labs’, Sarah Tanno, për “Byrdie”. Koleksioni i ri është i disponueshëm në ‘Amazon’,i cili përmban eyeliner, buzëkuq, nuanca të faqeve dhe buzëve dhe një grup mini buzëkuqësh.

Gaga kishte vendosur nuancën ‘Stefania’ nga grupi i mini buzëkuqëve ‘Tanti Baci Extreme Cream’, i cili përfshin pesë ngjyra që janë të dizajnuara për t’u përshtatur me një sërë nuancash të lëkurës. Buzëkuqi i kuq kremoz i Gaga-s nuk shitet individualisht por disponohet vetëm në komplet, i cili vjen i kompletuar me një çantë lëkure vegane. Seti i mini buzëkuqëve ka nisur shitjet zyrtarisht më 25 nëntor dhe kushton 58 dollarë.

Linja e syve më e shitur e ‘Haus Laboratories’ bëri një ndryshim për koleksionin ‘Casa Gaga’ dhe tani vjen në paketim elegant prej ari. Peneli i syve është vlerësuar mjaft mirë, pasi thuhet se nuk lëviz dhe rrëshqet lehtë me shumë pak përpjekje.

Nëse dëshironi t’i provoni të gjitha, mund të merrni një paketë të koleksionit nga edicioni i kufizuar, i cili përfshin grupin e mini buzëkuqëve, eyelinerin e lëngshëm, theksuesi i konturit, një shkëlyes buzësh për vetëm 198 dollarë.

Pakoja vjen e gjitha në një çantë lëkure elegante vegane që përputhet me çantën e setit të buzëkuqve, me vlerë 62 dollarë.