Gossip

Lajm i mirë për fansat e “One Direction”

Fansat e “One Direction” kanë kohë që presin një rikthim të grupit të famshëm me të pesë anëtarët.

Fatmirësisht duket se kjo do të ndodhë më në fund, pasi Zayn Malik, Harry Styles, Liam Payne, Niall Horan dhe Louis Tomlinson mund të ribashkohen në 2021.

Alex Apati i Ladbrokes në lidhje me ribashkimin e mundshëm, ka thënë: Shanset e ribashkimit të djemve po shkojnë vetëm në një drejtim. Është një lajm i shkëlqyeshëm për fansat me një rikthim të pashmangshëm. Kanë një rrugë të gjatë për të bërë dhe shumë pengesa. Padyshim, në këtë moment çdo gjë që ata do të bënin do të duhej të bëhej virtualisht. Por kanë raporte të mira dhe kjo do të ndodhë.

Tashmë shpresojmë që grupi shumë i dashur për publikun të rikthehet fuqishëm me projekte të reja.