Botë e Çuditshme Gossip

Lamtumirë xhaketave të lëkurës në Korenë e Veriut sepse kështu ka urdhëruar Kim Jong-un!

I vetmi që mund t’i veshë xhaketat e lëkurës në Korenë e Veriut do të jetë diktatori i vendit, Kim Jong-un. Por ky vendim nuk ka të bëjë fare me luftën ndaj stilit të jetesës kapitaliste, siç ishte me ndalimin e xhinseve të ngushta dhe pirsing. Kim Jong-un duket se ka qenë i motivuar vetëm nga krenaria. Shumë kopje të palltos së tij, e cila është bërë një nga veshjet thelbësore, nuk mund të kopjohen nga askush.

Sipas ‘Daily Mail’, palltoja e veshur për herë të parë nga Kim Jong-un në vitin 2019, u bë e njohur mes elitës së Koresë së Veriut, që mund të përballonte lëkurën e vërtetë. Por kohët e fundit, duke pasur parasysh përhapjen e imitimeve të falsifikuara, ka ardhur një vendim drastik: mbyllja e dyqaneve që i shesin dhe largimi i tyre nga njerëzit që i zotërojnë. Gjithçka nga frika se ky “standardizim” pakëson pamjen e diktatorit dhe cënon autoritetin e tij.

Gjithçka filloi shtatorin e kaluar, kur tregtia jozyrtare midis Kinës dhe Koresë së Veriut u rihap pas bllokadës për shkak të një pandemie. Tregtarët vendas filluan të blinin lëkurë sintetike për të bërë xhaketat dhe këto fillimisht u përhapën në klasat më të pasura,dhe më pas edhe në mesin e banorëve të zakonshme, si një modë e re. Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer udhëheqësit të Koresë së Veriut.

Ju rikujtojmë ndërkaq se kontrabandisti, i cili në këtë rast është një student, thuhet se është kthyer nga Kina me një version dixhital të serialit hit koreano-jugorë “Squid Game”, të ruajtur në një USB të fshehur. Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe studentë te tjërë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.

Studenti tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serialin e shumë shikuar. Besohet se arrestimet u kryen gjatë javës së kaluar në provincën veriore Hamgyong të Koresë së Veriut, e cila kufizohet me Kinën. ‘Radio Free Asia’ raportoi se gjashtë persona të tjerë që panë serialin janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë.

Vlen të theksojmë se seriali i njohur korean “Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore. Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut tha për “New York Post” se:

Kim-it i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë. Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. “Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë.