Sport

Nga largimi nga Barcelona tek ekipi me të cilin pritet të firmosë/ Leo Messi rrëfen gjithçka mes lotësh!

Ashtu siç pritej, Lionel Mesi doli përpara mediave në një konferencë për shtyp në “Camp Nou”, ku foli edhe për të ardhmen e tij pas largimit nga Barcelona. I pyetur nëse PSG do të jetë skuadra e tij e ardhshme, Leo tha:

Është një mundësi, por nuk kam arritur akoma asnjë marrëveshje me asnjë deri tani. Kur largimi im nga Barcelona u bë zyrtar, kam marrë shumë telefonata, shumë klube ishin të interesuar. Por nuk klam arritur asnjë marrëveshje. Megjithatë, jemi duke folur.

Messi debutoi me barcelonën në vitin 2004 dhe që prej asaj kohë sulmuesi argjentinas ka thyer çdo rekord në historinë e skuadrës katalanase, duke u shndërruar në një prej lojtarëve më të mirë të gjitha kohërave në botën e futbollit.
Për sa i përket konferencës për shtyp, një numër i madh tifozësh zbarkoi në ambientet e “Camp Nou”. Ndërkohë një interesim i jashtëzakonshëm edhe në rrjetet sociale ku mijëra njerëz pritën me padurim fillimin e konferencës. Menjëherë sapo u ngjit në podium, Mesi ka shpërthyer në lot. Moment tepër emocionues:

KONFERENCA LIVE:
“Barcelona është shtëpia jonë dhe kështu u premtova edhe fëmijëve të mi. Falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan. Unë jam rritur me vlerat e kësaj shtëpie, duke e trajtuar veten me përulësi dhe respekt. Kështu veprova me të gjithë në këtë shtëpi dhe shpresoj që kjo të mbetet, përveç gjithçkaje që fitojmë. Kemi kaluar gjëra të vështira, por kjo na bëri të rritemi. Unë gjithmonë kam dhënë gjithçka për këtë klub, për këtë fanellë. Nga dita e parë në të fundit dhe jam më se i kënaqur. Faleminderit njerëzve për dashurinë e tyre përgjithmonë.
Do të më pëlqente të thoja lamtumirë në një mënyrë tjetër. Unë kurrë nuk e imagjinoja lamtumirën time, por nuk do ta kisha imagjinuar në këtë mënyrë. Do të më pëlqente ta bëja në fushë, të kisha dëgjuar një ovacion të fundit. Më mungoi publiku në pandemi. Po tërhiqem nga ky klub pa i parë në më shumë se një vit e gjysmë. Nëse do ta kisha imagjinuar lamtumirën, do të ishte me një stadium të mbushur.
Ndodhi kështu dhe, e përsëris, e vlerësoj dashurinë e gjithë këtyre viteve. Ne kishim kohë të mira dhe të vështira, por dashuria ndihej gjithmonë e njëjtë. Unë gjithmonë do ta dua këtë klub. Shpresoj se mund të kthehem për të qenë pjesë e këtij klubi në një moment. Shpresoj se mund të kontribuoj në mënyrë që ky të vazhdojë të jetë klubi më i mirë në botë. Jam i sigurt që kam harruar shumë gjëra, por kjo është ajo që mund të them tani, nuk jam në gjendje të mendoj dhe fjalët dalin.
Ka shumë momente, të mira dhe të këqija. Ndoshta, momenti i debutimit tim. Ishte fillimi i gjithçkaje, një ëndërr e bërë realitet. Kishim rënë darkod me Laportën për të rinovuar, por siç e tha ai, kjo nuk u realizua për shkak të La Ligës.
Unë nuk e di çfarë ka bërë klubi. Ajo që kam të qartë është se unë kam bërë gjithçka që është e mundur. Klubi thotë se ishte prej La Ligës. Unë ju siguroj se, nga ana ime, kam bërë gjithçka të mundshme.
Shumë gjëra më kalojnë në kokë dhe jam i bllokuar. Unë ende nuk kam rënë në realitetin e largimit nga ky klub dhe ndryshimit të plotë të jetës sime. Kam qenë në ekipin e parë për 16 vjet. Për mua ishte gjithmonë e njëjtë dhe tani po fillon nga e para. Është një ndryshim i vështirë, veçanërisht për familjen sepse e di se si ndihen ata për këtë qytet. E di që do të jemi mirë dhe do të përshtatemi.
E ardhmja? PSG është një mundësi. Në këtë kohë nuk kam asgjë të rregulluar me askënd. Kur doli deklarata, kisha shumë thirrje. Ka disa klube të interesuara. Unë nuk kam asgjë të mbyllur, por ne po flasim.”