Celebrities Gossip Showbiz

Lei Kraja rrëfehet për jetën sentimentale dhe bën deklaratën e papritur për shoqet!

Lei Kraja është një prezantuese jo pak e njohur e televizionit tonë. Së fundmi ajo eksperimentoi edhe si aktore në programin më të përfolur të humorit ‘Portokalli’, eksperiencë e cila nuk zgjati shumë. Prezantuesja nuk para flet për jetën e saj private, megjithatë së fundmi ka habitur në lidhje me deklaratën që ka bërë lidhur me ‘shoqet e saj’.

Gjatë një interviste të bërë së fundmi, Lei ka treguar se sa herë është dashuruar dhe ka zbuluar diçka që i ka ndodhur gjatë lidhjes së saj. Modelja ka rrëfyer se ka dashuruar vetëm një herë, por nuk ka pranuar të tregojë nëse është aktualisht në një lidhje. Bukuroshja gjithashtu ka treguar se i ka ndodhur një rast me shoqet e saj të cilat i kanë ngacmuar të dashurin dhe ka mësuar ta përzgjedhë mirë shoqërinë.

E kam filtruar shumë shoqërinë pasi ka ndodhur. Nuk i quaj shoqe.

Kujtojmë se, së fundmi prezantuesja habiti me deklaratën e saj të guximshme ku pranoi publikisht se përdor photoshop në fotot e saj. Ajo gjithashtu u hodhi një ‘thumb’ kolegeve të saj,duke u shprehur se cila nga ato thotë nuk përdor gënjen.

Ndërkaq, ajo ka treguar se e ka të vështirë të gjejë një të dashur në Shqipëri pasi djemtë tanë shpeshherë sillen çuditshëm dhe jo gjithmonë ajo arrin t’i kuptojë qëllimet e tyre.

Lei nuk para del në emisione televizive, por e ftuar së fundmi në një intervistë, prezantuesja bukuroshe ka treguar disa detaje për jetën e saj private dhe arsyen e largimit nga ‘Portokalli’.

Do ishte më ndryshe nëse do isha prezantuese e ‘Portokallisë’, sesa aktore. Nuk ishte aktrimi për mua, është ndryshe kur je e ftuar për një skeç, që ta bëjnë shumë të thjeshtë. Nuk e gjeta shumë veten.