Showbiz

Leonardo Di Caprio gati të bëhet baba

Aktori i famshëm hollivudian është gati për të pasur fëmijë tashmë që është 43-vjeç.

Burime pranë tij kanë rrëfyer për “Ace Showbiz” se aktori dhe e dashura e tij modele mund të fejohen së shpejti.

21-vjeçarja Camila Morrone dëshiron të ketë fëmijët e Leos por fillimisht si një vajzë tradicionale dëshiron të lidhë kurorë.

I njejti burim shton se çifti janë shumë të dashuruar dhe kanë ndërmend ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Di Caprio nuk ka qenë ndonjëherë më i dashuruar dhe tashmë mendon se është koha e duhur për t’u bërë baba.