Showbiz

Little Mix për herë të parë në skenë pas albumit të ri, Jade shqetëson fansat pasi përlotet gjatë këngës

Së fundmi ato janë shpallur artistet e javës sipas një sondazhi online të publikuar në Britani pasi albumi i tyre më i ri ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm.

Little Mix kanë performuar rreth 40 minuta ekskluzivisht për “Apple Music” disa nga hitet e albumit të tyre “LM5”. Ajo çfarë ndodhi në fillim të performancës preku të gjithë publikun e pranishëm dhe shqetësoi fansat e Jade Thirwall.

Teksa vajzat po këndonin një ndër baladat e tyre, Jade nisi të përlotet gjatë pjesës së saj duke bërë që strofën ta këndonte publiku. Edhe pse ende nuk është e qartë përse ajo pati një moment të tillë kaq emocionues por fansat kanë shfaqur mbështetjen e tyre me anë të mesazheve në platformat sociale.