Celebrities Gossip Showbiz

Loredana dhe Elvana bëhen bashkë! Çfarë i bashkoi dy artistet?

Mbrëmjen e djeshme janë takuar në Kosovë dy ndër artistet më të pëlqyera të vendit tonë dhe me plot gojë mund të themi se janë diva të muzikës. Edhe pse lëvrojnë zhanre të ndryshme, Elvana dhe Loredana dinë më së miri si të mos zhgënjejnë kurrë.

Teksa sezoni veror bashkon në koncerte, ish- të dashur (rasti Dafina-Ledri, Ronela Hajati-Young Zerka) ka bashkuar dhe dy mikesha shumë të mira. Vetë këngëtaret kanë publikuar video me njëra-tjetrën në Instastory, teksa nuk mungojnë dedikimet plot dashuri ndaj njëra-tjetrës.

Loredana ka qenë e para që ka publikuar një video me Elvanës, teksa ka shkruar krahas:

Ta ha synin

Këtë video e ka ripostuar Elvana e cila e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Tepër e du 

Nuk dihet nëse ky është vetëm një takim rastësor mes vajzave apo ndoshta duhet të presim për ndonjë hit të padiskutueshëm mes tyre.

Së fundmi, Elvana është shumë aktive me këngë të reja, ku e fundit është bashkëpunimi i saj me Ylli Limanin “E di x Marre”. Nga ana tjetër Loredana po lançon albumin “No Rich Parents” në bashkëpunim me partnerin e saj reperin Mozzik. “Nëse don” është kënga e fundit e pubikuar nga çifti. Të dy projektet janë pjesë e klasifikimit të ‘The Top List”, ku mund t’i votoni nëse janë të preferuarat tuaja.

31/07/2021