Celebrities Gossip Showbiz

Loredana ndan me ndjekësit momentin më të rëndësishëm për çdo prind!

Loredana është ndër reperet më në zë dhe të suksesshme të momentit. Këngët e saj padyshim që brenda pak orësh numërojnë miliona klikime dhe rezultojnë shumë të pëlqyera. Reperja shpesh ndan momente nga jeta e saj personale duke nisur që nga postimet me vajzën dhe nga përditshmëria e saj.

E ashtu ka bërë dhe pak më parë, teksa na ka treguar një moment të rëndësishëm për çdo prind ku gjatë kohës që fëmija i tyre rritet dita ditës i masin gjatësinë dhe padyshim kjo foto e Hana-s na i bëri ‘sytë zemra’.

Rikujtojmë se, pak ditë më parë Loredana ka habitur ndjekësit teksa shfaqej duke u puthur në buzë me një vajzë dhe krahas ka shkruar: “E dashura ime e re”. Nuk dihet nëse ky është vetëm një trend apo Lori na ka zbuluar një diçka që nuk e dinim për sa i përket raporteve të saj romantike.