Celebrities Music Showbiz

Loredana nuk ka të ndalur, këngëtarja vjen me një tjetër projekt muzikor!

Loredana është një nga nga reperet më të suksesshme të momentit, e cila mesa duket nuk ka ndërmend që të ndalet këtë verë. Vetëm një muaj më parë, ajo dhe Mozzik sollën këngën e tyre “Rosenkrieg”, e cila u pëlqye shumë nga publiku. Megjithatë, ata nuk janë mjaftuar me kaq, sepse javën e kaluar lançuan një tjetër projekt muzikor, të titulluar “Oh Digga”.

Së fundmi, Loredana është bërë bashkë me një nga yjet e muzikës për të sjellë një tjetër hit. Bëhet fjalë për Wes Nelson, i njohur më së shumti për hitin që tashmë po dëgjohet kudo, “Nice To Meet Ya”. Këngëtarja bëri me dije në llogarinë e saj në “Instagram” këtë bashkëpunim me artistin e njohur. Nga fotot e publikuara mund të kuptojmë se xhirimet e klipit kanë nisur në Barcelonë.

Remiksi i këngës “Nice To Meet Ya” është ende në platformën “Spotify”, megjithatë shumë shpejt do të publikohet edhe në “YouTube” dhe çdo platformë tjetër.

Rikujtojmë se, një ngjarje tronditëse i ka ndodhur këngëtares. 10 burra të armatosur kanë hyrë në shtëpinë e Loredanës dhe kane vjedhur sende me vlerë. Reperja ka zbuluar se ata kanë vjedhur para, hard drive të kameramanit të saj, por më e trishtueshme për të është që i kanë vjedhur një send shumë personal.