Showbiz

Luana Vjollca zgjedh të duket si Jennifer Lopez për Halloween

Luana zgjodhi të bëhet për Halloween si ylli botëror Jennifer Lopez dhe ngjajnë pothuajse njëlloj. Edhe këtë vit Luana befasoi të gjithë me përzgjedhjen që bëri për ‘look-un” e Halloween-it me të cilin do ta shihni sonte në “Shiko Kush Luan” në Top Channel.

Moderatorja, kësaj rradhe zgjodhi të duket si Jennifer Lopez, me një ndër paraqitjet e saj më të përfolura. Ajo zgjodhi të vishet me fustanin ikonik të “Versace”, për të cilin është komentuar edhe kur e solli në sfilatën e të njejtës “brand” pas shumë vitesh. Luana dukej për mrekulli në këtë paraqitje, ndërsa menjëherë mori komente të shumta nga ndjekësit.

Kujtojmë se Jennifer Lopez është shfaqur për herë të parë me këtë fustan në vitin 2000 dhe e rikthen sërish këtë vit.
Mesa duket ky fustan nuk del kurrë nga moda dhe mbetet gjatë në mendjen e njerëzve. E pra bukuroshja e “Shiko Kush Luan”, di si të tërheqë vëmendjen!

Cila mendoni se duket më bukur Luana Vjollca apo Jennifer Lopez?!