Bota

Lufta në Rripin e Gazës, kreu i OKB: Pasoja shkatërruese nëse përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme!

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, dënoi sulmin vdekjeprurës në ambasadën iraniane në Damask, Siri, ku u vranë disa zyrtarë iranianë, mes tyre edhe komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit.

Teksa përsëriti rëndësinë e ndjekjes së ligjit ndërkombëtar që garanton paprekshmërinë e ambienteve apo personelit diplomatic dhe konsullore, Guterres tha se të gjitha vendet kanë detyrimin të respektojnë angazhimet sipas të drejtës ndërkombëtare.

Irani dhe Siria akuzuan Izraelin për bombardimin e kompleksit të ambasadës së tij në Siri të hënën – ku u vranë të paktën shtatë zyrtarë, me Iranin që u zotua të hakmerret.

Guterres u kërkoi palëve të treta të përfshira të përmbahen pasi çdo lloj përshkallëzimi i luftës në Gaza mund të çojë në konflikt më të gjerë në rajonin e Lindjes së Mesme.

“Çdo llogaritje e gabuar mund të çojë në konflikt më të gjerë në një rajon tashmë të paqëndrueshëm, me pasoja shkatërruese për civilët që tashmë po shohin vuajtje të paprecedentë në Siri, Liban, Territorin Palestinez të pushtuar dhe Lindjen e Mesme më të gjerë”, shtohet në deklaratë.