Celebrities Gossip Showbiz

Luizi i flet Kiarës për martesë pak minuta para ‘Prime-it’!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Pak para spektaklit, Kiara dhe Luizi pasi janë bërë gati kaluan disa momente së bashku në dhomën e gjumit. Ndërsa Luizi nuk ia ndan sytë, ai u shpreh se kurrë nuk e kishte menduar se do të gjente në shtëpinë e ‘BBV’ një vajzë që do ta donte.

Luizi: Kisha vite që nuk gjeja personin e duhur, se kisha menduar se do të të gjeja këtu. Aty ku se pret, ndodh.

Kiara: Unë nuk jam e sigurtë…

Luizi: Edhe kur të të propozoj nuk do të them a do bëhesh gruaja ime, por do të them a do më bësh njeriun më të lumtur në botë?  

Teksa banorët po bëheshin gati për ‘Prime-in’ e sotëm, Kiara dhe Luizi ishin duke biseduar në lavanteri, kur ky i fundit i dhuron një puthje në qafë befasisht dhe Kiara ia kthen me një shuplakë të lehtë, të cilën më pas e cilësoi si ‘përkëdhelëse’ dhe jo në formë dhune dhe e përsëriti si veprim e drejtuar nga kamera.