Celebrities Gossip Showbiz

Luks e çfarë luksi! Enca vazhdon pushimet në Dubai dhe nuk dëshiron të largohet që andej…

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar.

Bukuroshja prej ditësh tanimë ndodhet në Dubai ku dhe nuk ngurron të publikojë në rrjete sociale vazhdimisht foto e video. Dhe me të vërtetë ditët e saj të relaksit janë për t’u patur zili. Pak më parë, këngëtarja publikoi një fotografi nga pamja e mrekullueshme e vendit ku ndodhet dhe krahas saj ka shkruar:

E dua këtë çdo ditë si pamje. Kush është në Dubai?

Enca, gjithashtu ka festuar ditëlindjen e saj, aryseja edhe pse ndodhet në Dubai dhe e festoi ashtu siç zakonisht ajo bën, në mënyrë tepër të veçantë. Ajo ka publikuar pamje nga festa “e çmendur” e ditëlindjes së saj.

Rikujtojmë se, para pak kohësh Enca ‘ngacmoi’ ndjekësit e saj me një pyetje duke ju kërkuar atyre opinion për një ndryshim drastik. Me anë të një Instastory, këngëtarja ka pyetur ndjekësit e saj për ndonjë model interesant të flokëve të saj.

E duket se këngëtarja më në fund e vendosi se çfarë ndryshimi do t’i bënte flokëve të saj. Disa ditë më parë në llogarinë e saj në Instagram, Enca publikoi disa fotografi ku shfaqet me flokët e saj të gjatë në një model të thjeshtë dhe një ngjyrë pak më të hapur se e zakonshmja.

Rikujtojmë se, Enca ka publikuar këngën e saj me ritme verore, “Suavele”. Ky projekt muzikor ka plot 2 muaj nga lançimi dhe ka arritur afro 2 milion klikime. Teksa në këtë këngë, artistja shfaqet më pak provokuese nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht.