Showbiz

Lyrical Son u kërkon fansave që të mos gënjehen nga llogaritë false që hapen në emër të tij

Ai është një ndër reperat më të dashur të publikut i cili gjithmonë në bashkëpunim me Mc Kresha, vjen me projekte muzikore që menjëherë shëndërrohen në hite.

Si një ndër artistët më të suksesshëm në treg fansat kërkojnë që të jenë të përditësuar gjatë gjithë kohës me të rejat nga Lyrical Son e sigurisht nuk mund të jenë më pranë tij sesa nëpërmjet rrjeteve sociale.

Fansat së fundmi kanë kërkuar që ai të jetë më aktiv në platofrma si TikTok apo Snapchat por reperi theksoi se nuk ka fare llogari në to.

Me anë të një postimi në Insta Story, Lyrical Son shkruan: “Skam as TikTok as Snapchat. Mos u mashtroni nga user-at flase. Me dashuri speci i kuq.”

Kështu pra nëse doni të dini më shumë për artistin duket ta kërkoni vetëm në Instagram.