Celebrities Gossip Showbiz

“Ma lini burrin rehat”, kush e shqetësoi bashkëshortin e Almedës në praninë e saj?

Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Tolgahan Sayisman. Mbrëmjen e djeshme çifti ka kaluar një mbrëmje të këndshme bashkë me djalin e tyre 2- vjeçar Efehan, megjithatë duket se diçka e ka shqetësuar Almedën.

Teksa ka postuar një video në Instastory, ku duket se zilja e telefonit të bashkëshortit të saj bie vazhdimisht dhe ajo ka bërë ‘një thirrje publike’.

Telefoni i tij nuk u ndal përsëri …mjaft ma lini mua. Ky është burri im!

Në qershor të këtij viti, Almeda me bashkëshortin e saj Tolgahanin u bënë prindër për herë të dytë, kësaj here të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Alina. Emri i veçantë që çifti përzgjodhën për vajzën është forma e shkurtuar e emrit Adeline, kuptimi i së cilës është një vajzë e lirë, ambicioze dhe shumë e fortë.

Ndërkohë rikujtojmë se, Almeda kaloi një periudhë të vështirë gjatë shtatzënisë, pasi u infektua nga COVID-19.