Bota

Macron: Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për t’i dhënë fund luftës!

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri Rishi Sunak dhanë një konferencë shtypi në Paris.

Macron deklaroi se Franca dhe Britania e Madhe “po bëjnë gjithçka” në mënyrë që lufta të mos përhapet në pjesë të tjera të botës.

“Ne duhet të gjejmë një rezultat për këtë”, tha ai.

Ai u shpreh se vendi i tij dëshiron të punojë së bashku me Britaninë në mënyrë që të zhvillojnë një strategji të përbashkët, kjo përfshin bashkëpunimin energjetik.

Ai shton se bisedimet me zotin Sunak në Paris kanë qenë një rilidhje dhe një fillim i ri për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe i kanë lejuar ata të koordinohen më mirë dhe të ndërtojnë së bashku.

“Ne kemi vendosur për veprime konkrete së bashku për trajnimin e ushtrisë ukrainase dhe segmente me vlerë të lartë“, shtoi më tej ai.

Sunak u shpreh se Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po punojnë së bashku në mënyrë që Vladimir Putin të mos mund të “kurrë më” armatosur energjinë e Perëndimit.

Ai gjithashtu thotë se Mbretëria e Bashkuar do të trajnojë marinsat ukrainas në mes të luftës në Ukrainë.