Bota Tech Travel

Mahnitëse! Arabia Saudite prezanton qytetin ‘jashtëtokësor’ në të cilin do të funksionoje inteligjenca artificiale! (Video)!

Arabia Saudite po ndërton një grataçelë, por të shtrirë horizontalisht në shkretëtirë. Arabia Saudite e quan atë Mirror Line (Vijën e Simetrisë) sepse e gjithë struktura është prej xhami, e projektuar për të reflektuar dritën.

Kjo strukturë do të jetë jashtëzakonisht gjigande. Qëllimi është ta transformojë grataçelën në një qytet që mund të mbajë veten plotësisht dhe të strehojë deri në nëntë milionë banorë.

Struktura është projektuar nga Morphosis Architects, një kompani me seli në Santa Monica, Kaliforni.

E quajtur “grataçela më e gjatë në botë”, ajo do të përbëhet nga dy ndërtesa identike që do të shtrihen paralel me njëra-tjetrën  në një gjatësi 105 milje të gjatë, 500 m të lartë dhe vetëm 200 m të gjerë.

Kjo është baraz me 8,350 akra, duke e bërë “Vijën e Simestrisë” më të madhe se principatat e Monakos dhe Gjibraltarit së bashku.

Qyteti do të ketë brenda zona banimi dhe tregtare, stadium,port jahtesh, qendra tregtare dhe ambiente për zyra.

Po ashtu do të ketë gjithashtu edhe sistemin e tij të transportit publik, që bën të mundur udhëtimin nga njëri skaj në tjetrin për vetëm 20 minuta.

Vija e Simetrisë” është pjesë e një projekti shumë më të madh të quajtur NEOM, i cili përfshin gjithashtu një qytet të zgjuar, një vendpushim malor dhe një kompani uji dhe hidrogjeni.

Ky është një plan ambicioz dhe i shtrenjtë, sepse i gjithë projekti NEOM vlerësohet të kushtojë 1 trilion dollarë.

Vetëm “Mirror Line” do të kushtojë 500 miliardë dollarë.

Komunitetet e Line do të përdorin Inteligjencën Artificiale në mënyrë që të vazhdojnë ta bëjnë jetën më të lehtë dhe më të shpejtë.

Princi i kurorës së vendit deklaroi se: Ne duhet të transformojmë konceptin e një qyteti konvencional në atë të një futuristik. Në mënyrë që të lëvizin, banorët e qytetit do të përdorin zgjidhje tranziti me shpejtësi të lartë dhe lëvizje autonome të bazuara nën tokë.

Mbretëria e Arabisë Saudite është një nga vendet më të pasura në Gadishullin Arabik dhe në botë.

Ajo i ka kaluar vitet e fundit duke u përpjekur të rikrijojë veten dhe të bëhet tërheqëse për investitorët, bizneset dhe turistët.

Projekti duhet të përfundojë deri në vitin 2030, por edhe pse është e paqartë se si ky vend synon të popullojë qytetin, besohet se multimilionerët dhe miliarderët anembanë globit sigurisht që do të jenë të interesuar.

Është një qytet ultrafuturist që shtrihet nëpër shkretëtirë dhe male, deri në Detin e Kuq.