Auto & Moto

Makinat e reja elektrike të regjistruara, Gjermania tejkalon SHBA-në?!

Gjermania sipas mediave të huaja, ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara si tregu i dytë më i madh për makinat elektrike. Këto të dhëna dolën nga Qendra për Energji Diellore dhe Hulumtim të Hidrogjenit Baden-Wuerttemberg (ZSW). Kina mbetet tregu më i madh në botë për industrinë, me 1.25 milion regjistrime të reja në vitin 2020, më shumë se një e treta e 3.18 milionë regjistrimeve globale.

Por, nëse vazhdon trendi i tanishëm, kjo nuk do të vazhdojë për shumë gjatë. Kjo pasi që, ndërsa tregu kinez u rrit vetëm me 3%, në të gjithë botën ai u rrit me 38%. Kjo u nxit kryesisht nga Evropa dhe e udhëhequr nga Gjermania, e cila raportoi një rritje prej 264% në pothuajse 395,000 makina, rritja më e madhe në përgjithësi, sipas “ZSW”.

Evropa në tërësi, përfshirë BE, Britaninë, Norvegjinë, Islandën dhe Zvicrën, pa 134% rritje dhe më shumë regjistrime makinash sesa Kina me 1.37 milion. Pas Kinës dhe Gjermanisë, SHBA është tregu i tretë më i madh, me 322,000 makina elektrike të regjistruara pasuar nga Franca me 195,000, Britania me 175,000 dhe Norvegjia me 108,000.

Të drejtoni një makinë elektrike madje është zgjedhja e duhur.