Showbiz

Maluma prezanton të dashurën me familjen!

Këngëtari shumë i dashur për pubikun Maluma është përfolur kohët e fundit për një lidhje me Susana Gomez. Kjo e fundit nuk është një figurë e njohur për publikun.

Para pak kohësh, dyshja u fotografua në Los Angeles, ku ata ishin të kapur përdore dhe kishin veshur kostume të kombinuar me njëri-tjetrin.

Pas publikimit të kësaj fotoje në rrjetet sociale, të gjithë aluduan për një lidhje të këngëtarit me Susana Gomez.

Por, të gjitha kto aludime përfunduan në momentin që Susana postoi një foto në Instagram ku shfaqej me mamanë e Malumës. Sakaq, mediat e huaja kanë shkruar se çifti është në një marrëdhënie dhe jo vetëm kaq, por ata janë prezantuar me familjet e njëri-tjetrit duke e çuar marrëdhënien në një tjetër nivel.

Mesa duket gjërat mes çiftit po bëhen serioze dhe kaq ka mjaftuar që fansat e këngëtarit të “çmendin” rrjetin.