Rajoni

Maqedonia e Veriut, masa të reja kufizuese anti-COVID

Maqedonia e Veriut me kufizime të reja anti-COVID. Pas orës 23:00 nuk lejohen më lokale e restorante të hapura ndërsa nga sot transporti publik funksionon me gjysmën e kapacitetit të pasagjerëve.

Gjithashtu, punonjësit e administratës publike po e organizojnë punën nga shtëpia apo me rotacion. Ndër të tjera, Qeveria la në fuqi masën për zhvillimin e aktiviteteve sportive pa tifozë.

Por, në Maqedoninë e Veriut ende nuk ka marrëveshje politike për mbajtjen e maskës në rrugë. Pa mbështetjen e Opozitës, Maxhoranca nuk ka votat e mjaftueshme.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe megjithatë, pret që deputetët të tregojnë përgjegjësi sepse, thekson, situata është serioze. “Deputetët të dëshmojnë përgjegjësi sa më parë në mënyrë unanime të votohen dy pako masash për mbrojtjen e popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtejme të virusit. Kërkoj të gjithë të unifikuar të dërgojmë mesazhin e unitetit rreth rëndësisë së respektimit të masave. Ato tërësisht janë të bazuara në analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe në përvojat ndërkombëtare. Masa të njëjta ose të ngjashme për momentin tashmë janë në fuqi në të gjitha shtetet evropiane”,-theksoi Filipçe.